Aline: “Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra”


“Xing me Ermalin“ nuk ka qenë aq për të qeshur dje për të dashurën e të ftuarit special të tij, Nas Daily.Aline dukej mjaft e qetë në fillim të intervistës, por situata e krijuar me pyetjen e Kejvina Kthjellës ka dalë jashtë kontrollit.

Kelvina  i bën një pyetje blogerit të njohur që realizoi një video mjaft të bukur për Shqipërinë: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”.

Aline u prek shumë.

“Kjo është totalisht e pavend.

Nuk është fare për të qeshur.

E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun.

Të mos respektosh femrat, nuk të bën aspak  për të qeshur.

Jam e lodhur nga kjo botë që bën  gjëra të tilla.

Nuk është në rregull.

Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje.Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh ajo ndërsa nuk i përmbajti dot lotët.

Baby Boo