Alili i drejtohet Osmanit: “Tjetër në këshill e tjetër në FB, paske derdh lot krokodili”


Të enjten në senacën e 3-të të Këshillit të Komunës Tetovës pas një debati prej dy oreve këshilltarët e BDI, Më Mirë për Tetovën dhe LSDM nuk e kanë votuar pikë e rending të ditës ku kompentencat për mirëmbajtjen e rrugëve duhej t’i kalonin NPK-së, nën arsyen se nuk është i mjaftueshëm dokumentacioni shkruan Pa Censurë.

Nuk kanë munguar polemikat në facebook në mes këshilltarëve!

Albion Alili nga kabineti i kryetarit të Komunës së Tetovës i ka kthyer përgjigje koordinatori të këshilltarëve të BDI-së Blerim Osmani pasi ky i njëjti kishte shkruar disa nga arsyet se pse nuk kanë votuar në këshill!

Alili shkruan: “ Paska derdhur lot krokodili Blerimi!

Kordinatori i keshilltareve te BDI-se ne Keshillin e Komunes se Tetoves, Blerim Osmani paska shkruar se Tetova eshte barre e rende. Njekohesisht paska derdhur lot krokodili ne facebook per te miren e qytetareve, ku ne keshill votoi kunder.

Valla barre e rende, e rende sepse ne xhirollogarine e Tetoves nuk keni len’ as 10 denare. E rende valla, sepse e keni zhytur ne borxhe dhe mbi 400 permbarues e kane bllokuar komunen. E rende valla, sepse te punesuarit i keni len’ nga 3-4 muaj pa rroga. E rende, sepse keni marr nga 3-4 rroga duke qendruar ne shtepi e njekohesisht keni punuar edhe diçka tjeter. E rende valla, sepse keni djegur xhepin e qytetareve keni blere villa e vikend shtepiza. E rende valla, sepse keni shkelur ligjin e keni vepruar si ne bahçe te babes. 24 MILION EURO, çudi lukthi si nuk i’u bllokua!

Per ne kjo eshte e rende, Blerim!”

Teksa ja postimi i plotë edhe i Blerim Osmanit:
“ Tetova, barrë e rëndë për subjekte margjinale!

E fituat komunën, bëtë shumicë në këshill, zgjodhët kryetar këshilli nga subjekti juaj, ndërsa nuk i keni numrat për të miratuar pika në këshill.
Normal, të ndodhë kjo, kur vetë ju, peshoni pak në Tetovë. Shumë obligime ndaj “partnerëve të fitores”, e pak autoritet për të menaxhuar.

Të nderuar, BDI në këshillin komunal në Tetovë është OPOZITË. Edhe përkundër kësaj, BDI do të përkrahë çdo nismë që ka synim të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë, por JO edhe aventurat/eksperimentet tuaja në menaxhimin e qytetit.

#BarrëERëndëKomuna
#DonTakat”

Baby Boo