Ali Berisha: Taksa ndaj produkteve serbe është aset nacional për Kurtin


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Pejë, ku i shoqëruar nga kreu i degës së AAK-së në këtë komunë, deputeti Ali Berisha, ka vizituar kompaninë prodhuese “Sedefi”, me ç’rast janë informuar mbi përfitimet e kësaj kompanie nga taksa 100% ndaj produkteve serbe.

Nga kjo vizitë Ali Berisha ka saktësuar arsyen se përse taksa 100% nuk duhet të hiqet, duke thënë se si e tillë, ajo tashmë është aset nacional, të cilin e ka në duar edhe kryeministri Kurti në raport me Serbinë.

Postimi i plotë i Berishës:

“Së bashku me Kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj, gjatë pasditës në Pejë, kishim kënaqësinë të vizitojmë kompaninë prodhuese ‘SEDEFI’!
“SEDEFI’ – Kompani prodhuese me traditë ndër dekada, mbetet një tregim suksesi e cila drejtpërdrejt ka përfituar nga Taksa 100%, duke rritur prodhimin, linjat, tregun e veçanërisht numrin e të punësuarve.
Taksa 100% ndaj Serbisë mbetet monedhë shtetërore, të cilën edhe z.Kurti duhet ta përdorë si aset nacional në këmbim të njohjes.

Aleanca me z. Haradinaj janë miqtë më të mëdhenjë të SHBA-ve dhe qëndrime sikur ky ndaj taksës vetëm sa e forcojnë miqësinë me aleatin tonë!
Taksa 100% i drejtohet atij që dje bleu Pancir S1 nga Rusia.
Nuk do të lejojmë që zëdhënësi i Millosheviçit, të paktën, të armatoset me paratë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Berisha.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2597697700512464&id=100008167770536

Baby Boo