Ali Ahmeti uron Presidentin e ri Amerikan Joe Biden dhe falënderon Presidentin në largim Donald Trump


Ali Ahmeti nëpërmjet rrjetit social ka uruar presidentin e ri të SHBA-së të sapo zgjedhur Joe Biden.
Kreu i integristëve i ka uruar punë të mbarë presidentit të ri të SHBA-së, si dhe ka falënderuar presidentin në largim Donald Tramp për kontributin e tij në 4 vitet e kaluara.

Postimi i plotë në Facebook
Rikthehet miku jonë i madh, Joe Biden, tashmë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës🇺🇸Uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese për Presidentin Biden dhe përgëzoj SHBA-të për përmbylljen e procesit zgjedhor dhe të zgjedhurit e ri në Kongres, Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderime të mëdha edhe për Presidentin Donald Trump dhe kontributin e tij në 4 vitet e kaluara. Miqësia jonë me🇺🇸është e përhershme.

Baby Boo