Ali Ahmeti uron liderët e rinj


Në hapësirat e Bashkimit Demokratik për Integrim pjesëmarrësit e akademisë politike për lidership takuan Kryetarin Ali Ahmeti, ku së bashku me Nënkryetarin dhe njëherit edhe Drejtorin e qendrës analitike hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Izet Mexhiti shpërndan edhe certifikatat për gjeneratën e parë.

Izet Mexhiti midis tjerash theksoi se qendra analitike do të vazhdoj me trajnime për edukimin e gjeneratave të reja, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, dhe se ideja e Abdilaqim Ademit do të vazhdoj, që çdo vit të ngiten gjenerata të tilla.

Kryetari i BDI z. Ali Ahmeti përgëzoi liderët e rij duke theksuar se BDI në vazhdimësi po investon tek të rinjtë me qëllim të krijimit të kuadrove cilësore, të cilët në të ardhmen të jenë gati për sfidat politike.

Baby Boo