Ali Ahmeti: Uroj që këto Krishtlindje të sjellin mbarësi në familjet e gjithë atyre që festojnë


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti uron të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjeve.
Uroj që këto Krishtlindje të sjellin mbarësi dhe mirëqenie nëpër të gjitha familjet që festojnë dhe dëshiroj që fryma e bekuar e kësaj feste t’i prekë të gjithë njerëzit gjatë shprehjes së dëshirave për një të ardhme më të ndritur.

Përfitoj nga rasti që të theksoj se pikërisht janë Krishtlindjet ai moment kur solidariteti me ata në nevojë dhe fryma e të qenit një me ata që kërkojnë shpresë mbizotëron, prandaj besoj dhe jam optimistë se viti 2021 do të jetë pikërisht një vit që do të rrjedh në këtë shenjë e nën këtë frymë.
Krishtlindjet tubojnë familjen si një nga elementet bazë të shoqërisë dhe afrojnë njëri me tjetrin të gjithë njerëzit edhe atë përmes besimit në Zot, ndërsa njëkohësisht na rikujton edhe bekimin që dallimet na
bashkojnë dhe na bëjnë më të begatë.
Duke shprehur uratat më të sinqerta për secilin nga ju dhe për familjet e juaja, uroj që shënimi i sivjetmë i Krishtlindjeve t’ju gjejë në shëndet të mirë në shtëpitë e juaja.

Baby Boo