Ali Ahmeti: Unë flisja për NATO dhe BE fshatari më tha se i ka cof lopa (VIDEO)


Fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim në kampin politik shqiptar ishte mjaftë befasuese, një rezultat që edhe eksponentët e kësaj partie nuk e kishin parashikuar ngjalli kureshtje jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit.
Një ditë pas zgjedhjeve të 15 korrikut lideri i kësaj partie Ali Ahmeti ishte i ftuar në një intervistë nga Çim Peka në “Syri Tv” për të diskutuar mbi rezultatin zgjedhor dhe hapat e mëtejshme për formimin e qeverisë.

Gjatë kësaj interviste nuk kishte si të mos fiksohet një moment shumë pikant ku Ahmeti mes tjerash tregon një detaj të para disa viteve nga një fushatë elektorale e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ahmeti kujton se si dikur tek fliste për Naton dhe BE-në, një fshatar e ndërpret dhe i qan hallin e tij për ngordhjen e lopës dhe e lut që ti shpëtojë lopën tjetër të sëmurë, Ahmeti, i kërkon sekretarit shtetëror që ishte me profesion mjek veterinar ti shpëtojë fshatarit lopën tjetër dhe ai kështu vepron, i shëron lopën dhe i zgjidhin hallin fshatarit.
Në vijim mund të ndiqni të plotë këtë rrëfim të Ali Ahmetit gjatë intervistës.

Video:

Baby Boo