Ali Ahmeti u takua me absadorin e BE-së, David Geer


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti priti sot ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir.

Ahmeti shkruan;

Pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel, takova sot ambasadorin e Bashkimit Europian në vend z. David Geer, i cili më uroi për fillimin e procesit të negociatave duke vlerësuar rolin konstruktiv të BDI-së në zhbllokimin e rrugëtimit europian të vendit.

Faleminderova ambasadorin Geer për mbështjetjen e vazhdueshme në misionin e përforcimit të pozicioneve tona properëndimore dhe e njoftova se BDI si forcë politike proeuropiane do të vazhdojë funksionimin mbi parimet e Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë që garantojnë të ardhmen europiane të vendit.

Ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i reformave në përputhje me Bashkimin Europian janë sfidat e rradhës që padyshim se do t’ju qasemi me racionalitet dhe efikasitet të madh zbatimi.

Baby Boo