Ali Ahmeti: Tra*gjedia në Tetovë, dhimbje e madhe për të gjithë – opozita mos ta politizojë (VIDEO)


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se trag*jedia që ndodhi në spitalin modular të Tetovës është dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët e vendit dhe në veçanti për familjarët e vik*timave.

“Është dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është dhimbje e madhe për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre dhe e tërë përpjekja bëhet të zbardhet e vërteta. Në ndihmë për të vërtetën na kanë ardhur edhe nga vendet e Evropës Perendimore, si nga Gjermania, NATO dhe SHBA. Opinioni pret që të dijë të vërtetën dhe familjet dhe familjet të dijnë të vërtetën”, tha Ahmeti.

Gazetari: Opozita aku*zon se institucionet te*ntojnë të shmagin përgjegjësinë. A do të ketë përgjegjësi?
“Nuk mendoj që kjo situatë duhet të përdoret për qëllime të politikave ditore sepse nuk i ndihmon dhe nuk i shëron dot pl*agët që janë shkaktuar. Të gjithë duhet të jemi racional. Askush nuk i është gëzuar kësaj tragjedie dhe ne do të përpiqemi që të zbardhim të vërtetën”, tha Ali Ahmeti.

Baby Boo