Ali Ahmeti takon Bilall Kasamin


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, nëpërmjet të një postimi në Facebook ka njoftuar për takimin e realizuar me Kryetarin e partisë Besa, z. Bilall Kasami.
“Pas bisedës telefonike të javës së kaluar sot në Shkup takova Kryetarin e Lëvizjes “Besa”, z. Bilall Kasami.
Me z. Kasami vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkarisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR.

Gjatë takimit konstruktiv, u dakorduam të vijojmë përpjekjet tona në rrugën euroatlantike të vendit si dhe reformat e shumëpritura në drejtim të sundimit të ligjit duke zhvilluar dialog të hapur dhe të vazhdueshëm.
Në ditët në vijim, gjithësesi se shpresoj që të realizoj takime pune edhe me kryetarët e partive opozitare shqiptare në interes të qytetarëve të vendit tonë.” shkruan Ahmeti

Baby Boo