Ali Ahmeti: Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, urime muajin e shenjtë të Ramazanit


Të nderuar vëllezer dhe motra, të nderuar besimtarë

Kam nderin e veçantë t’ju uroj përzemërisht me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse për agjerim të lehtë dhe lutje të pranuara, shëndet dhe mbarësi në gjirin tuaj familjar.

Ky muaj i përkushtimit dhe besimit po na gjen në vështirësi, por besimtari i denjë dhe i devotshëm e di që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi.

Të shtojmë lutjet, të risim veprat bëmirëse, të shtrijmë dorën njëri tjetrit, të bëhemi të dobishëm për vetën, për familjen, për shoqërinë dhe për Perendinë.

Në vigjilje të fillimit të muajit të shenjtë, sot dhe nesër, po vizitojmë mbi 2.000 familje për t’ju thënë se nuk jeni vetëm dhe ftoj gjithësecilin prej nesh të bëj çmos që t’i dalim në ndihmë njëri tjetrit, me nijet të mirë, me lutje të sinqertë, me veprim të drejtë.

Ju uroj shumë shëndet, përkushtim ndaj familjes dhe Zotit, qetësi shpirtërore dhe besim të pashtershëm.

Baby Boo