Ali Ahmeti: Pas 15 muajsh do të jemi pjesë e NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim pas komunës së Bërvenicës ka vizituar komunën e Bogovinës ku para qytetarëve të kësaj komune u shpalos rëndësia e votimit për referendumin me datë 30 shtator.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se është një moment ku të gjithë bashkë, shqiptar dhe maqedonas janë në një linjë për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Vlera më e madhe e Marrëveshjes së Prespës është se përfundimisht nuk ka ëndrra për konflikte të reja, përfundimisht vendi dhe rajoni po shkojnë drejt një stabiliteti të qëndrueshëm duke u anëtarësuar në organizatën më të madhe politiko-ushtarake NATO dhe Bashkimin Evropian. Nuk dua të krijoj një iluzion se nuk do të ndodhë anëtarësimi në Bashkimin Evropian pasi është një proces që mund të marrë kohë por jo pa fund, pasi çelësi është me 30 shtator, pasi pas kësaj date hapen dyert e NATO-së ku pas 15-të muajsh do të jemi anëtare fuqiplotë dhe për këtë u siguroj. Me 30 shtator hapen dyert edhe të Bashkimit Evropian ku në qershorin e ardhshëm fillojnë negociatat për anëtarësim. Andaj të votojmë bashkërisht me 30 shtator për të ardhmen e brezave të rijnë,”
Në Bogovinë, përveç kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, fjal rasti pati deputeti Xhevat Ademi, zëvendëskryeministri Hazbi Lika të cilët kanë bërë thirrje që gjithashtu të votohet PËR Maqedoninë Evropiane me 30 shtator.PC

Baby Boo Tinex
Restorant Lumare