Ali Ahmeti nga Haraçina: “Ridvan Ibrahimi ka mbështetjen e institucioneve dhe BDI-së”


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi në komunën e Haraçinës, duke prezantuar kështu listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë dhe kandidatin për kryetar të komunës, Ridvan Ibrahimi.Para të pranishmëve fjalim rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, deputeti Arbër Ademi, kandidati për kryetar Ridvan Ibrahimi si dhe funksionar të tjerë. Kryetari i BDI-së Ahmeti para të pranishmëve shtoi se prioritet i BDI-së ka qenë ngritja e kuadrove dhe shkollimi i tyre.

“Unë jam sot këtu me bashkëpunëtorë për të demonstruar fort para juve që Haraçina dhe kandidati juaj ka mbështetjen e institucioneve dhe BDI-së, për të realizuar projekte në të mirë të qytetarëve për të bërë punë në dobi të brezave që do vijën. Jemi përballur në situata të vështira por asnjëherë nuk kemi ngritur flamurin e bardhë e nëse mendoni se BDI do e ngrejë flamurin e bardhë e ka shumë gabim, sepse ne nuk na lejon origjina e kodi gjenetik që e kemi dhe origjina jonë nuk është e thjeshtë sepse nuk kemi dal nga televizorët të bëhemi politikan. E ardhmja jonë është NATO që e kemi realizuar, BE-ja që do e realizojmë së shpejti dhe sot Agjenda e gjelbër, rinia që ne kemi dhe jemi shumë të vendosur ta realizojmë si një realitet pas kapitujve që kemi përmbyllur”, ka thënë në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së Ahmeti.

Baby Boo