Ali Ahmeti mesazh Grupit të Zjarrit: “Nuk i zgjidh problemet kojshia, problemet i zgjidh shtëpia”


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij të mbajtur me rastin e 21 vjetorit të themelimit të BDI-së, ka folur edhe për “Grupin e Zjarrit”. Ahmeti tha se ai, gjithmonë e ka përkrahur fjalën e lirë, mendimin ndryshe në BDI-së, dhe se nuk duhet parë interesat individuale port ë përgjithshme. Ai tha se problemet nuk zgjidhen në kojshi por në shtëpi.
“Ata bashkëveptimtarë nuk e kanë drejtë, dhe unë këtë e kam thënë botërisht. Unë botërisht e kam thënë se nuk kam asnjë shqetësim, por kam dhimbje shpirtërore. Me këtë fraksion, shpallje fraksioni, janë në aksion, nuk janë fraksion. Unë nuk dua të ketë grupe interesi në BDI, nuk dua të vendosen gjërat personale para të përgjithshmes. Asnjëherë nuk e kam ndalur fjalën e lirë, mendimin ndryshe në BDI. Por gjithmonë është debatuar është diskutuar brenda BDI-së, nuk na e zgjedh problemet kojshia, por problemet i zgjedh shtëpia, prandaj në shpi të qëndrojnë, e jo në kojshi”, tha Ahmeti.

Baby Boo