Ali Ahmeti komenton dënimin e Menduh Thaçit


Gjykata Themelore Penale – Shkup sot shpalli aktgjykimin për rastin “Titanik 2”, lëndë e cila ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje për të cilat mes tjerash akuzohen ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili dënohet me 2 vjet burg dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi shpallet fajtor dhe dënohet gjithashtu me 2 vjet heqje lirie.

Por lideri i BDI-së Ali Ahmeti thotë se Menduh Thaçi ka të drejtë anketimi dhe se politika nuk ndikon në vendimet e pavarura të gjyqeve.

“Ky është një proces që ne nuk ndikojmë në vendimet e pavarura të gjyqeve, mendoj që Thaçi ka të drejtën e anketimit dhe të shohim se si do ketë epilog më tutje ky proces” u shpreh Ahmeti për TS

Ndryshe me aktgjykimin e parë të shpallur më 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me 19 vjet e 8 muaj burg, por në dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit në Shkup e prishi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

Baby Boo