Ali Ahmeti: Këshillit të përgjithshëm të BDI-së ia propozoi Erkan Arifin për Kryetar të Likovës


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi dhe gjithë ministrat e zëvendësministrat tjerë të BDI-së sot ka qëndruar në komunën e Likovës ku ka takuar këshillat vendor, anëtarët e degës si dhe aktivistët e partisë.
Me këtë rast kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka propozuar këshillit të përgjithshëm të partisë që z. Erkan Arifin të jetë kandidat për kryetar në komunën e Likovës edhe gjatë zgjedhjeve të radhës lokale.

Ahmeti me këtë rast ka thënë se kryetari aktual z. Arifi në asnjë moment nuk ka zhgënjyer votën e qytetarëve dhe që vazhdimisht ka qenë i angazhuar n ë realizimin e të gjitha projekteve të premtuara dhe për këtë arsye ai si kryetar partie bashkë me të gjithë antarët tjerë të këshillit të përgjithshëm kanë vendosur që Erkan Arifin ta kandidojnë sërish për kryetar të Likovës.
Kryetari i BDI-së Ahmeti gjithashtu ka thënë se kryetari aktual i komunës së Likovës Erkan Arifi është njeriu i duhur për Likovën, për banorët e saj ane por edhe shembull për të gjithë kryetarët e komunave tjera në mbarë vendin tonë.

Ndërkohë që të gjitha këshillat vendor, kryesia e degës, të gjithë qytetarët, grupet e interesit nga Komuna e Likovës, njëzëri i kanë propozuar, në fakt kanë përkrahur kryetarin Ali Ahmeti që z.Erkan Arifi të garoj sërish për kryetar të komunës së Likovës edhe në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.
Para të pranishmeve, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti obligoi ekzekutivin e partisë që t’i qëndroj prapa dhe të mbështet pa rezervë Erkan Arifin.

Baby Boo