Ali Ahmeti: “Dibra i takon perëndimit dhe progresit, jo lindjes e regresit”


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me qytetarët e komunës së Dibrës ku të dielën me 14 nëntor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, njoftojnë nga BDI.
Në takimet me qytetarë kryetari Ahmeti ka potencuar rëndësinë e vazhdimësisë së zhvillimit të komunës së Dibrës, duke ftuar ata që të votojnë për kandidatin e BDI-së Hekuran Duka dhe të mbështesin programin e tij zgjedhor i cili dukshëm do të përmirësojë cilësin e jetës së qytetarëve.

“Të gjithë qëndrojmë prapa kandidatit tonë dhe projekteve që ai i prezanton para jush. Dhe të gjitha këto projekte do të realizohen sepse Duka dhe ekipi i tij e ka mbështetjen e BDI-së dhe Qeverisë proeuropiane të Republikës së Mqedonisë së Veriut”, ka theksuar Ahmeti.

Ai poashtu u shpreh se procesi zgjedhor i 14 Nëntorit në Dibër përveç që është i rëndësishëm për zgjedhjen e të parit të komunës, mbi të gjitha është “sfidë e përcaktimit mes progresit dhe regresit, mes të ardhmes europiane të vendit dhe stagnimin në zhvillim”.
Duke bërë thirrje që të rrethohet numri 3 dhe të votohet Hekuran Duka, Ahmeti tha se “Dibra i takon perëndimit dhe progresit, jo lindjes dhe regresit”.

Baby Boo