Alfred Cako: Tërmeti në Turqi, i krijuar nga njeriu për hakmarrje


Për Alfred Cakon, tërmeti shkatërrues që mori mijëra jetë në Turqi dhe Siri nuk ishte natyror. Sipas Cakos, ky tërmet i fuqishëm është shkaktuar nga dora e njeriut për hakmarrje. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, konspiracionisti habiti me deklaratën teksa tha se pas këtij tërmeti qëndron HAARP.

Sipas tij, tërmetet e thella deri në 40 km janë natyrore por nëse janë deri në 10 km, të krijuara nga njeriu. “Po ta shikosh ka një karakteristikë që gjithë vija e tërmetit është sipas kufirit të Kurdistanit”, tha Cako. Mes të tjerash, ai shpjegoi se si bëhen këto tërmete, që sipas tij janë të shkaktuara nga njeriu.

“Këta që mbrojnë këtë ide, HAARP-i mund të përdoret për tërmete. Ka një satelit në jonosferë dhe lëshojnë valët nga këto antenat.

Këto tani punojnë me gjeneratorë me naftë, edhe lëshojnë valë me frekuencë të ulët po shumë të shpejt. Këto godasin satelitët që kanë pasqyra konvekse dhe pasqyra kthehet në një vend ku duan ata që e dinë se ka pllaka.

Në atë vend goditet me këtë frekuencë dhe ku pllakat janë të vendosura njëra mbi tjetrën bie dhe shkaktohet tërmeti“, tha ai.

Baby Boo