Alesia Bami “kopjon” veten, shihet me të njëjtin fustan në emision


Karrierën e ka nisur si modele, miss e më pas velinë te emisioni “Stop” në Klan. Megjithatë, Alesia Bamit shumë shpejt pasi u bë pjesë e “E diell”, i besuan një format të rëndësishëm në Top Channel siç është “Procesi Sportiv”. Bukuroshja 21 vjeçare ka moderuar krah Ed Manushit të hënave, ndërsa tanimë përgjatë kampionatit europian “Euro 2020”, prezantuesen e shohim çdo mbrëmje në ekran në “Top Arena”.

Ndërkohë që Alesia njihet si një vajzë që kujdeset shumë për pamjen dhe imazhin e saj, gabimisht ose rastësisht ajo ka bërë “xing” me veten. Alesia është parë dje me të njëjtin fustan ngjyrë gurëkali që ka veshur gati një vit më parë vetë, më 28 Shtator 2020 në “Procesin Sportiv”. I vetmi ndryshim janë flokët, që atëherë i ka pasur biondë e i ka mbajtur të kapura. Ajo ka shtuar gjithashtu dhe aksesorë një palë vëthë. Nuk i vëmë faj Alesias, pasi fustani i Elisabetta Franchi është vërtetë mahnitës dhe ia ka vlejtur të vishej dy herë në ekran!


Baby Boo