Aleksandër Lumezi: Elez Blakaj duhet të vijë të ballafaqohet me rastin


Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i është kundërpërgjigjur akuzave që prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, i ka bërë në adresë të tij.

“Prokurori i cili e ka bërë këtë reagim është dashur të jetë në Kosovë dhe të ballafaqohet me rastin dhe jo të largohet në gjysmë të rrugës duke lënë pa shqyrtuar njërin nga rastet më të rëndësishme”.

“Të gjitha që i ka thënë në letrën e tij shumica janë të pasakta por ka edhe gjëra të sakta por ai e ka ndërruar përmbajtjen e temës”, ka thënë Lumezi në Info Magazine në Klan Kosova.

Për intervistimin e Veselit, Lumezi thotë se nuk është në rregull të intervistohet një kryetar i Kuvendit, për diçka që flet në foltore.

“Sa i përket rastit ku interferohet Kadri Veseli ajo është e vërtetë pasi kam kërkuar që Veseli të mos dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit pasi është absurde që të intervistohet një person që flet nga foltorja e Kuvendit”.

Ndërsa për aferën Pronto, Lumezi ka thënë që Elezaj është deklaruar se nuk e ka marrë asnjë veprim bile as nuk e ka lexuar aktakuzën.

“Nuk kam dashur që ta kthej aktakuzën e Prontos vetëm kam dashur që të marr sqarime nga ta lidhur me rastin por nuk më kanë njoftuar asnjëherë se çka kanë bërë me aktakuzë”.

Baby Boo