Aleksandar Trajanovski në vend të Ilir Hasanit në Qendrën Urgjente


Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në pozitën e drejtorit të Qendrës Urgjente të Qendrës Klinike dhe Universitare “Nënë Tereza”, të cilin post e udhëhiqte doktori, Ilir Hasani para se të emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë, ka emëruar doktorin Aleksandar Trajanovski.
Doktori Trajanovski në postin e drejtorit vjen nga Klinika për sëmundje ortopedike, ku ka qenë i punësuar që nga viti 2011.

Ka diplomuar në vitin 2006, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Specializimin e ka mbaruar në vitin 2012 për ortopedi, ndërkaq në vitin 2019 ka kryer edhe subspecializimin për traumatologji në fakultetin e njëjtë.
Edukim, siç qëndron në biografinë që e kanë dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, doktori Trajanovski ka marrë edhe në Qendrën Klinike Universitare në Lubljanë, Slloveni dhe në spitalin “Axhibadem Stamboll” në Turqi.

Baby Boo