Aleanca për Shqiptarët: “Kush e shpëtoi Mijallkovin, Artan Grubi apo Ali Ahmeti me ambasadorët rus?”


Aleanca për Shqiptarët (ASH), deklaroi se sot ishim dëshmitarë edhe të një marrëveshje të turpit mes sistemit të drejtësisë dhe njërit nga kriminelët e dy regjimeve në vazhdimësi, Sasho Mijallkov.

“Derisa qindra shqiptarë merrnin dënime dragonike për hudhje vezësh në protesta, disa burgime të përjetshme në procese të montuara, Sasho Mijallkov, i cili ndërtoi një Perandori të krimit dhe korrupsionit, shpëtoi me vetëm 3 vite burg. Për të qenë ironia edhe më e madhe, atij ju shqiptua edhe një gjobë prej 36 miljon euro, derisa i njëjti akuzohet për keqpërdorimin e qindra miljona eurove. Pyesim publikisht a u morr vesh Artan Grubi me Sasho Mijallkovin, apo Ali Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët e Rusisë dhe Serbisë”, thanë nga ASH.
Nga atje shtuan se sido që të jetë epilogu tanimë dihet, Sasho Mijallkov në liri e shqiptarët në burg.

Baby Boo