Aleanca Franceze: “Mezi presim të vazhdojmë të kontribuojmë në dinamizmin kulturor të Tetovës”


Dita e Komunës së Tetovës është shënjuar me shumë aktivitete për të kremtuar këtë datë!

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka nderuar të gjithë veprimtarët e qytetit të Tetovës të cilët ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre për t’i shtuar vlera qytetit shkruan Pa Censurë.

U nderua edhe puna e Aleancës Franceze ku mes tjerash shkruajnë: “Një falenderim i madh për Komunën e Tetovës për nxjerrjen në pah punën e Aleancës Franceze në Tetovë gjatë Ditës së Komunës më 3 Mars!

Ishte një nder për ne të shohim angazhimin tonë për promovimin e gjuhës dhe kulturës franceze të nderuar nga qyteti ynë.
Mezi presim të vazhdojmë të kontribuojmë në dinamizmin kulturor të Tetovës.

Faleminderit përsëri për mbështetjen tuaj të vlefshme! 🇫🇷✨
#Tetovë
#AleancaFrançeze
#Kultura
#MerciMairieTetovo

Mimoza Enis Ceka”

Baby Boo