Sekretarja e Shtetit Amerikan Medeline Albright kujton luftën e Kosovës dhe mbi të gjitha vendimin e marrë nga ajo e të tjerë të stafit amerikan për të ndërhyrë, me qëllim që NATO të bombardojë Serbinë. Në një intervistë dhënë për BBC, Albright kujton kohën kur Amerika vendosi të ndërhyjë duke bombarduar Beogradin, duke qenë kundër edhe një prej regjimeve më të egra në Ballkan e në Europë, atij të Slobodan Millosheviç, percjell Pa Censurë.
“Kur më pyesin se cila është gjëja më e shenjtë për të cilën kam luftuar, padyshim ju them që Kosova. Ne nuk mund të lejonim atë që po ndodhte në Kosovë. Ishte gjenocid kundër popullatës. Po bëhej pastrim etnik. Njerëzit po nxirreshin nga shtëpitë e tyre jo për çfarë kishin bërë, por për atë që ishin. Ne thjesht përdorim fuqinë tonë për të ndaluar pastrimin etnik”, tha ajo. Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan Albright kujton Millosheviçin si një njeri të keq, mizor që nuk kishte turp prej krimeve të rënda që kryente