Albion Rrahmani drejt Bundesligës


Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani karrierën e tij mund ta vazhdoj në Bundesligë te skuadra e Werder Bremen.

Skauti kryesor i klubit gjerman e ka vëzhguar Rrahmanin në ndeshjen e fundit në Rumani me Rapidin e Bukureshtit dhe thuhet se skuadra gjermane është mjaft e interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar.

Sipas raportimit nga gazetari Arlind Sadiku, bisedimet nuk kanë nisur akoma por Werderi është i interesuar për Rrahmanin, transmeton Paparaci.

Përndryshe skuadra e Slavia Praga ka bërë ofertë zyrtare për Rrahmanin por shuma e ofruar nuk arrin vlerën e kërkuar nga Rapidi.

Baby Boo