Albion Alili: Karta nacionaliste; Fito me Ilirin dhe festo me Taynen e Getoar Selimin


Shkruan Albion Alili:

Zakonisht, në vendet e zhvilluara perëndimore dhe nëpër botë, raste të rralla janë kur shënohen ngjarje të rëndësishme me koncerte qindra-mijëra euro. Pasi shumicën e rasteve ata festohen me kokteje simbolike të cilat për qëllim kanë vetëm shënimin e ngjarjes.

Getoar Selimi, Tayna, Ledri Vula, Nora Istrefi, Lumi B, S4MM dhe Buta, me 4 Qershor do të performojnë në sheshin “Iliria” në Tetovë, në 20 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim. Festë kjo që do të kushtoj me mijëra euro, ndërsa një ditë më herët me 3 Qershor, po ashtu BDI organizon edhe një koncert në sheshin “Skënderbeu”, në Shkup, me Ledrin, Dafinën dhe Bardhin. Elita e estradës kryekëput e angazhuar në këtë koncert, por çfarë është gjithë ky evoluim i Bashkimit Demokratik për Integrim, nga Ilir Shaqiri tek Getoari?

Shpeshherë në mungesë të kauzës politike BDI ka luajtur me kartën e identitetit, në momente të caktuara kur partia në pushtet ka humbur vëmendjen mediatike dhe nuk ka qenë “cak” në opinion, ata janë kthyer kah çështjet kombëtare. Përpara çdo cikli zgjedhor partia e Ahmetit i rreh kauzës së UÇK-së, veteranëve të luftës, si dhe luftës për barazi dhe drejtësi. Nga 20 vite në pushtet, realiteti tregon se asnjëra nga këto çështje nuk janë zgjidhur.

Me Ilir Shaqirin, me plisa në kokë dhe me këngë patriotike, duke prekur ndjenjat e qytetarëve shqiptar të cilët në konfliktin e vitit 2001 disa prej tyre humbën më të dashurit e tyre dhe shumë të tjerë ishin në fronin e luftës, BDI del si parti e luftës, si shpëtimtare e tyre dhe si e vetmja parti ku ata mund të gjejnë zgjidhje. Çuditërisht, i njëjti avaz korrë sukses me fitore duke mos realizuar premtimet e dhëna.

Në zgjedhjet lokale të Tetorit të vitit 2021 ndodhi krejtësisht e kundërta, BDI humbi në dy qytetet shqiptare, në Tetovë dhe Gostivar. Ndëshkimi që u’a dha populli i bëri ata të krenohen me fitoret në vendet rurale, kur dihet se për shqiptarët e Maqedonisë Tetova është kalaja politike.
Pollogu i ndëshkoi, ndërsa ata në Tetovë organizojnë koncert me artist dhe artiste të reja, të cilët dëgjohen edhe nga moshat e reja minore, duke u munduar kështu të mbushin sheshin me qytetar, të cilët edhe pse ndoshta për muzikë mund të shkojnë, BDI do i shfrytëzoj si mbështetës së tyre. A, po mundohet BDI përmes koncerteve të tregoj forcën e saj? sigurisht se po, ndryshe BDI do mund të organizonte nje koncert të thjesht në ndonjë qendër kulture duke ftuar aktivistët dhe përkrahësit e saj, e jo në qendër për shfrytëzim politik.

Në kohë krize ekonomike, BDI po shpenzon mijëra euro për këngë e valle, ndërsa qeveria në të cilën ata bëjnë pjesë dhe kanë shumicën e dikastereve, dje ka aprovuar marrjen e një borxhi prej 900 milion euro!

Nga lufta tek kryeministri shqiptar, nga blertë tek Ilir Shaqiri dhe plisi i tij, nga plisi tek SRMN e Ledri Vulës! Janë smetajt kejt janë smetajt!

Baby Boo