Albion Alili: “Duke u fshehur pas luftes Ukraine-Russi çdo dite po na vjedhin, ne hovin e çmimeve pa kontroll çdo dite po na rrjepin!”


Shkruan Albion Alili:

Nga sonte shtrenjtohen perseri çmimet e derivateve te naftes, nafta per liter do te shitet 107.50 denare, ndersa benzina per 113,50 denare. Momentalisht ne tregun boteror çmimi per fuçi eshte 110$, me i lire se ne vitin 2010, 195$, atehere kur nafta ka qene vetem 47 denare per liter ndersa sot shitet me çmim enorm.
Po te ishim vend normal duke pasur parasysh çmimet e tregut boteror nafta duhet te jete shume me e lire se tani, ne vend te 107.50 denare, do duhej te shitet 50-60 denare per liter.
Meqenese qeveria po perdor si arsye per rritjen e çmimeve luften Ukraine-Rusi, te dhenat tregojne se kjo nuk eshte edhe aq problem siç po paraqitet nga ana e tyre. Sipas “The World Factbook”, eksportuesi me i madh i naftes eshte Arabia Saudite, me pas Amerika, Emiratet e Bashkuara Arabe, Russia, Kuvaiti dhe Nigeria. Lista e vendeve qe eksportojne nafte eshte shume e gjate, nuk eshte Russia burimi kryesor i naftes dhe ne asnje moment nga sanksionet e saj nuk mund te kemi çmime kaq te larta. Vendi yne ka opsione tjera nga shtete te ndryshme per blerjen e naftes me çmim shume me te lire.
Duke u fshehur pas luftes Ukraine-Russi çdo dite po na vjedhin, ne hovin e çmimeve pa kontroll çdo dite po na rrjepin!
Nuk na vjedh Russia!

Baby Boo