“Albini nuk i ka duart me gjak shqiptari, Vuçiqit do t’i dridhet tavolina nën këmbë”, ky është tmerri i Serbisë!


Sot shënon takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mbajtjen e këtij takimi e ka komentuar, prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se, Kurti është tmerri dhe ferri i Serbisë.
Ai përmes një shkrimi thotë se, në dialog e kemi njeriun e duhur, që nuk i trembet syri nga Vuçiqi.
Sipas tij, presidentit serb do t’i dridhet tavolina nën këmbë.

Postimi i plotë:
Derisa anën serbe e përfaqëson i njëjti person, çetniku dhe krimineli Vuçiq, në anën e Kosovës e kemi personin tjetër, jo më të parshmit që deshën të ia fusin Kosovës thikën pas shpine. E kemi personin legjitim të popullit të cilin e votoi me mbi 50% me mandat të plotë të përfaqësoj Kosovën kudo qe është nevoja, pra edhe ne dialog.

E kemi në ballë të dialogut njeriun që si trembet syri për Vuçat, sepse Albini nuk i ka duart e përlyera me gjak shqiptari siç i ka krimineli Vuçiq të cilin Albini as qe e bënë hesap. E kemi në ballë të dialogut njeriun të pashantazhuar e të blerë nga askush.
Më Albin Kurtin, Vuçiqit do ti dridhet tavolina nën këmbë, sepse ai nuk do lejojë që të dëmtohet Kosova për asnjë katramë. Me Albinin Serbia do të detyrohet ti jep llogari Kosovës, e jo të kërkojë llogari nga Kosova, sepse Serbia është ajo që beri krime, vrasje, përdhunime, pra gjenocid në Kosovë.

Albin, sot në Bruksel je i fortë, më i fortë se sa Vuçat, je më i fortë se krejt Serbia vrastare, sepse ti je ferri dhe tmerri i Vuçiqit, je zerzelja që do ta fshish përpara se një paqavër të pa vlerë, mos u friko, vrasësit janë të pa vlerë janë frikacak.
Albin populli ka besim në ty, ai ta ka dhënë besën dhe të beson, sepse nuk do ta tradhtosh Atdheun. Atje në Bruksel atdheu është më i rëndësishëm se sa vetë ti, se sa vetë pozita e jote dhe se ti nuk do ta shesin atdheun për pozitë siç vepruan ata para teje…

Albin në Bruksel të presin punë të mëdha për atdheun të ia kthesh namin e nëpërkëmbur nga paraardhësit tu Thaçi dhe Mustafa të cilët për pak qe se shitën atdheun.
Albin është koha e jote, është ora e jote, triumfi është para teje, gjakatarët janë të ligj para teje, ti je më i fortë se ta, ti do ti mundesh.

Baby Boo