Albin Kurtit po i kërkohet të propozon dikë nga familja Jashari për kryeministër


Kryeministrit në detyrë të Kosovës, po i kërkohet që të nominoj dikë nga familja Jashari nga Prekazi për kryeministër të Kosovës.

Këtë propozim e ka dhënë profesori dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Vigan Qorrolli.

Përmes një postimi në Facebook, Qorrolli shkruan se, Kosova po futet në ngërçin politik më serioz pas vitit 1999.

Pas kësaj, ai thotë se meqë nuk ka konsensues nga partitë e tjera për të bërë aleancë me LVV-në, atëherë propozon që Kurti i cili duhet ta dërgoj një emër për mandatar te Presidenti për kryeministër ta nominoj një anëtar të familjes Jashari nga Prekazi.

“Mbi emrin e atij mandatari, të rreshtohen të gjitha partitë dhe t’i delegojnë emrat për ministra të kabinetit Jashari (sa bukur do të tingëllonte)”, shkruan profesori.

Postimi i plotë:

ALBINI TA NOMINOJË DIKË NGA FAMILJA JASHARI PËR KRYEMINISTËR

Po futemi në ngërçin më serioz politik të Kosovës së pas vitit 1999, për çka duke i pasur në konsideratë shumë faktor politik, ekonomik e pandemik, Kosova mund ta formojë një qeveri të unitetit kombëtar, e cila do ta përgatiste vendin për zgjedhje të reja në vjeshtën e vitit 2020.

Meqenëse nuk ka një konsensus nga partitë e tjera për të bërë aleancë (koalicion) me Lëvizjen Vetëvendosje, pa të cilën sipas frymës kushtetuese nuk mund të bëhet qeveria e re (e dytë) – atëherë kryetari i LVV dhe KM në detyrë, Albin Kurti, duhet t’ia dërgojë emrin e një mandatari të ri për KM – Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi. Ky emër mund dhe/ose duhet të jetë një anëtar i familjes më të nderuar në Kosovë: familjes Jashari nga Prekazi.

Mbi emrin e atij mandatari, të rreshtohen të gjitha partitë dhe t’i delegojnë emrat për ministra të kabinetit Jashari (sa bukur do të tingëllonte).

Duke e pasur parasysh pikën 84 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin VLAN, që thotë shprehimisht (fjalia e fundit, rreshti i fundit): “(…) Lidhur me këtë, Gjykata rithekson se Presidenti i Republikës mund të konsultohet vetëm me partinë politike ose me koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, qoftë shumicën absolute, qoftë relative (fund i citatit)” – atëherë Albini duhet t’ia dërgojë emrin e Murat ose Bekim Jasharit – Presidentit të Republikës në emër të partisë që e ka fituar shumicën (LVV) në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Në rast se emri i dikujt nga Jasharët nuk i bind partitë e tjera për ta votuar për KM, atëherë le ta rrëzojnë atë propozim me votë në Kuvend dhe Kosova sipas nenit 94.4 të Kushtetutës shkon në zgjedhje të parakohshme me automatizëm, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.

Baby Boo