Albin Kurti përfshihet në debatin politik të Shqipërisë: I bën 7 pyetje Ramës


Lëvizja Vetëvendosja duke u bërë pjesë e debatit, që shkaktoi mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të ministrisë së Europës dhe Punëve e Jashtme të Shqipërisë, i ka shtruar disa pyetje ku i kërkon sqarim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Gazeta Metro.

Deputetë të shumtë të VV’së dolën haptaz krahë vendimit të Ilir Metës dhe kundër Ramës. Edhe sot kjo parti publikisht përmes Liburn Aliut, ka shtruar 7 pyetje për kreun e qeverisë shqiptare.

Pyetje kryeministrit dhe kryetarit të partisë socialiste të Shqipërisë:

A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë por del Baton Haxhiu?
Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?
Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues ?
Nëse Ilir Meta është i paditur pse na e propozove dhe pastaj votove për President të Republikës së Shqipërisë?
Nëse je kundër shkëmbimit të territoreve , e thënë shqip, pra kundër ndarjes së Kosovës sipas planit të Vuçiçit a mund ta thuash këtë prerazi pa ekuivoke?
Nëse pretendon se e njeh G. Cakajn atëherë pse nuk ia keni bërë certifikatën e sigurisë nga drejtoria në vartësi tuajën që prej se e kishit këshilltar ?
Që kur këshilltarët e tu, mandej zëvendësministra, e të propozuar për ministër të jashtëm si Gent Cakaj lejohen të nxjerrin në emisione televizive të Baton Haxhiut për 1 vit rresht komentet e sqarime nga takimet e tua nga ai me Kancelaren Merkel deri te ato brenda zyrave të këshillit të ministrave e tek kualifikimet e sulmet mbi subjektet politike në Kosovë?

Baby Boo