Albin Kurti pas takimit me liderët e Ballkanit: Serbia të distancohet nga regjimi i Millosheviçit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me liderët e Ballkanit u shpreh se Serbia duhet të shkëputet dhe të distancohet nga regjimi i Millosheviçit duke qenë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të njohë pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu në fjalën e tij, Kurti tha se Shqipëria dhe Kosova kanë politikë të jashtme të përbashkët dhe nuk kanë shumë nevojë për koordinim.

Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për shumë mund që të jenë të koordinuara pasi nuk i kemi qëndrimet shumë të ndryshme. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë dallime përsa i përket politikës së jashtme. Tregu i përbashkët rajonal është tashmë pjesë e procesit të Berlinit. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me qeverinë e ardhshme do kenë komunikim të dendur dhe strategji të përbashkët në shumë fusha jo vetëm atë të politikës së jashtme. Ka ekzistuar një lloj polemike.

Serbia duhet të shkëputet duke u distancuar nga regjimi i Millosheviçit duke qenë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të njihet pavarësia e Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë se po mban edhe veten peng. Para 13 vitesh Kosova e ka shpallur pavarësinë ngë Serbia. Të kalohet nga Cefta në Sefta, Sefta është sipas modelit. Kjo është zgjidhja e duhur duke e ngritur ambiciet tona dhe bashkëpunimin rajonal,” u shpreh Kurti.

Baby Boo