Albin Kurti i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Duke u munduar të na rrëzoj ne, ai do ta rrëzoj veten, paralajmëron fundin e tij


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se presidenti dhe partitë po krijojnë standard të dyfishtë, sa i përket situatës pas mocionit të rrëzimit të Qeverisë.

“Duke u munduar të rrëzoj ne, ai do ta rrëzoj veten, dhe atë në pakthim”, tha ai.

Kurti ka theksuar se “sot ishin mbledhur bashkë një klasë e stërvjetëruar politike, që kishin frikë nga zgjedhjet”.

Ai tha se synim dhe prioritet kryesor e ka luftimin e pandemisë me koronavirusin.
Kurti ka ripërsëritur se me këtë vendim të sotëm të presidentit, edhe më shume është thelluar kriza politike në vend.

Ai ka theksuar se rruga e vetme kushtetuese do të ishte, shpërndarja e kuvendit dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja pas pandemisë.

Baby Boo