Albin Kurti e quan hajn Ramush Haradinajn i kujton takimin me Millan Radojçiqin


Në një letër të gjatë në Facebook lideri i Vetëvendosjes ka thënë se Haradinaj nuk mund të jetë kryeministri i vendit duke ngritur paralele me atë se çka do të ndodhte nëse Prokurori Elez Blakaj do ishte në Kosovë.

“ Paramendojeni po të ishte fizikisht në Kosovë ish prokurori Elez Blakaj se çfarë do t’i bënte atij kryeministri Haradinaj? Ajo që i ngjau znj. Deralla me 10 qershor në Prizren ishte asgjë, sepse ajo ishte grua, siç pat shpjeguar asokohe Haradinaj. Me Elez Blakajn situata do të bëhej shumë më dramatike, në mos tragjike” ka shkruar Kurti.

Ai ka kujtuar se sot janë bërë gjashtë muaj nga ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.“Sot u bënë saktësisht gjashtë muaj nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi sipas Komisionit Meha. Tash gjashtë muaj kufiri i ndryshuar nuk u korrigjua siç u pat zotuar kjo qeveri me presidentin sipër që ka. Deputetët e vet ky kryeministër i pat mashtruar pikërisht me premtimin se do t’i kthejë ato 8.200 hektarë përfshirë këtu Çakorrin, Zhlepin e Bjelluhën. Thjesht, është një kryeministër mashtrues përveçse kërcënues” ka shkruar Kurti

Ai ka kontestuar edhe vullnetin e Haradinajt për ti përkrahur veteranët duke ngritur paralele me udhëtimet e Haradinajt në rezortet e shtrejta të skijimit në Zvicërr.“Haradinaj i don veteranët e çlirimtarët? Do të bindeshim sikur për skijim në St. Moritz të Zvicrës t’i çonte fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve e jo të shkojë për vete atje (me para të kujt?)” ka shkruar Kurti.

Letra e tij vazhdon me potencimet se ai do bindej që Haradinaj është kryeministri i duhur nëse do kishte orientime të qarta.

“Do të bindeshim sikur ta orientonte ekonominë kah prodhimi që sjell fabrika dhe punësim në Dukagjin e jo privatizim abuziv e mallra të Serbisë. Do të bindeshim sikur të rriteshin paga minimale dhe ajo mesatare në Kosovë e jo të dyfishohej paga e tij dhe e shpurës së tij qeveritare. Do të bindeshim sikur të ndërmerrte hapa për bashkimin e Mitrovicës e jo t’ua jepte 1 milion euro serbëve në veri që nuk e paguajnë energjinë elektrike. Do të bindeshim sikur të emëronte bord e menaxhment profesional në Telekomin e Kosovës e jo militantë partie që s’marrin vesh nga telekomunikimet. Etj., etj” ka shkruar Kurti.

Ai i ka kujtuar Haradinajt edhe takimet me Millan Radojçiqin

“Prandaj, jemi të bindur që ky nuk është për kryeministër. Nuk mund të kemi kurrfarë respekti për këtë kryeministër Ramush Haradinajn i cili i lëvyret me përulësi Milan Radojçiqit kurse vjell vrerë ndaj Elez Blakajt. Ky nuk mund të jetë kryeministri im. Për fund, Kosovën në mjerim nuk e kanë hedhur hajnat e pulave por hajnat si Haradinaj, si Thaçi, e si Veseli” ka shkruar Kurti.

Baby Boo