Albin Kurti e Ana Bërnabiq më 1 korrik shihen në Ohër


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq më 1 korrik do të takohen në Ohër në Forumin e Prespës për Dialog. Kjo platformë është krijuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut me qëllim që për t’u mundësuar vendeve, udhëheqësve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe t’i forcojnë partneritetet.

Konferenca e parë ndërkombëtare në korniza të FPD-së planifikohet të mbahet në Ohër dhe Oteshevë/ Prespë, më 1 dhe 2 korrik 2021. Ngjarja qendrore do të mbahej nën kujdesin e Kryetarit të Qeverisë, me pjesëmarrje të krerëve të shteteve ose qeverive, politikanëve dhe diplomatëve të rangut të lartë nga rajoni, nga vende tjera evropiane dhe joevropiane, organizatave ndërkombëtare dhe rajonale – OKB, BE, NATO, Këshilli i Evropës, OSBE, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEI dhe të tjera.

Programin e konferencës mund ta gjeni KËTU

Baby Boo