Albin Kurti bjeri pusit – jepi hakun “Rilindjes” !


Nga Agim Muhaxheri
Eh moj Rilindje, Rilindje, dikur ishe një zonjë e rëndë, sot të dhanë shkopin e lypsarit !
Ish – punonjësit e gazetës “Rilindja”, para pallatit të zaptuar nga Qeveria, shprehën revoltën, mllefin për padrejtësinë që po u bëhet.

Kërkuan t’u njihet e drejta në stazhin e punës, 20%-shin, mundin të vlerësuar në 3 milionë euro.
AKP-së palla s’i hëngër për këtë gjigant të informimit…
Ua ‘preu konopin” shumë “preduzeçave” të tipit të “Trajko Gërkoviçave”, nuk u mor me “Rilindjen”, këtë tempull të informimit.
Palla s’i ka hëngër as qeverive të mëhershme.

Gazetarët, lektorët e të tjerët i lanë – në aut !
Pse ?
Albin Kurti, qeveria që drejton ti, bjeri pusit, jepi hakun “Rilindjes”.
Jepi hakun sot, nesër bëhet vonë !
Në këtë gazetë punuan pehlivanët e gazetarisë, siç ishte romancieri i njohur Ymer Shkreli, i cili sot rron në Zvicër…

… punoi pehlivani tjetër njëri nga kryeredaktorët, Maksut Shehu, në kohën e të cilit “Rilindja” arriti të shtypet në 200 mijë ekzemplarë.
Eh moj Rilindje, Rilindje, dikur ishe një zonjë e rëndë, sot të dhanë shkopin e lypsarit !
Turp !

Baby Boo