Albana Fico: Pavarësisht lehtësimit të masave, të moshuarit duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar


Drejtoresha e Institutit të Shëndet Publik në Shqipëri, Albana Fico, sqaron më konkretisht se cilat çfarë planifikohet kur flitet për lehtësim të masave parandaluese.

Ajo thotë se flitet për zgjatje të orarit deri në orën 14:30 për ditët e punës, por shton se pavarësisht kësaj sugjerohet që të moshuarit duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar. Gjithashtu lehtësimi i masave parashikon përdorimin e makinave private për qytetarët, të cilët duhet paraprakisht të pajisën me leje për diçka të tillë.

Sipas saj, nuk flitet për zbutje të madhe të masave, por thjesht një lehtësim.

Baby Boo