Alarmante, serviset e aksit Prrenjas-Librazhd hedhin vaj në kthesa që t’ketë aksidente!


Një denoncim i rëndë ka mbërritur pak më parë në redaksinë e Joq Albania nga banorët e zonës ku ndodhi aksidenti me pasojë rënien e një makinë në lumin Shkumbin dhe vdekjen e çiftit që gjendej brenda.

Sipas banorëve kjo është një problematikë e përhershme pasi serviset në Prrenjas që kanë edhe karrotrec, hedhin vaj me qëllim nëpër kthesa në mënyrë që të bëhen aksidente dhe si rrjedhojë të sigurojnë të ardhura duke riparuar mjetet e aksidentuara.

Banorët shprehen se është një tmerr i vërtetë dhe se aty bëjnë aksidente të gjithë ata që nuk e njohin zonën. Madje banorët aludojnë se serviset në fjalë kanë korruptuar edhe policinë.

Baby Boo