Alarmante, rreth 900 raste të reja Covid


Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se në periudhën prej (nga 15.07 deri 17.07.2022) janë realizuar 2.466 testime për Kovid-19, ndërsa janë regjistruar 899 raste të reja prej të cilëve 201 riinfektime.

Gjatë kësaj periudhe 670 pacientë janë regjistruar në regjistrin e të shëruarve, ndërsa nuk është raportuar asnjë humbje jete.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend gjithsej janë bërë 2.098.561 testime për Kovid-19. Numri i të diagnostifikuarve është 319.037,numri i pacientëve të shëruar është 306.979, numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e Kovid-19, është 9.339, ndërsa numri i rasteve aktive në vend shënon 2.719.

Baby Boo