ALARMANTE, çifti spanjoll dhe 11 fëmijët e tyre të infektur me covid-19, të gjithë në izolim


Një çift spanjoll së bashku me 11 fëmijët e tyre janë infektuar nga koronavirusi dhe për këtë arsye janë futur në izolim të rreptë. Ata janë në shtëpinë e tyre në Valladoid të Spanjës, të vetëkarantinuar, pasi u infektuan të gjithë me virusin vdekjeprurës.

Mamaja, Irene Gervas, ishte e para që rezultoi pozitive, më pas bashkëshorti Jose e fëmijët.

“Fëmijët u prekën një nga një. Disa prej tyre po e përjetojnë atë më mirë dhe disa prej tyre pak më keq. Fëmijët sëmuren një ditë, kanë dhimbje koke, të vjella dhe pas kësaj ndihen mirë. Ditën tjetër as nuk mbajnë mend”, u tha Jose mediave.

E gjithë familja ndodhet në izolim të rreptë që prej 14 marsit, pasi përbëjnë rrezik për pjesën tjetër të shoqërisë.

Mediat lokale thanë se familja po mbështetet tek të afërmit dhe djali i tyre 14-vjeçar lejohet të dalë në farmaci për aq kohë sa ai vesh një maskë për fytyrën dhe dorezat.

Fëmijët raportohet se po shkollohen në shtëpi duke përdorur laptopë, tablet dhe telefona celularë.

Baby Boo