ALARMANTE: Çdo e pesta rome shtatzënë, e moshës së mitur


Romët në Shutkë edhe sivjet po përballen me pengesa serioze në qasjen deri të shërbimet shëndetësore, rikujtojnë nga Nisma për gra e Shutkës me shkak Dita ndërkombëtare e romëve, 8 prilli. Kjo sipas tyre konfirmohet përkitazi me të dhënat shqetësuese të numrit të romeve shtatzëna në moshë të mitur.

Hulumtimi i tyre në terren ka treguar se 20 për qind e romeve shtatzëna në Shutkë janë të mitura, apo çdo e pesta rome shtatzënë është e moshës së mitur, transmeton Medial.mk.

Hulumtimi i njëjtë ka treguar se 82 për qind e romeve në Shutkë kanë paguar kontrollin tek gjinekologu amë edhe pse sipas rregullave, ky shërbim u përket pa pagesë.

Baby Boo