Akuza silikoni, Tayna dhe Melinda përplasen si dikur


Për një kohë të gjatë ‘lu*fta’ mes repereve shqiptare u duk sikur kishte përfunduar, por jo. Projektet e verës kanë rikthyer sërish thumbat dhe kunjat në tekstet muzikore. Të fundit që kanë pasur një për*plasje me “diss-e” janë Tayna dhe Melinda.

Fansat e kanë interpretuar një pjesë të tekstit të këngës së re të Melindës si përgjigje ndaj Taynës.

“Ki menu ki b*th mu shty me mu po ki harru që i ki silikon”-thotë Tayna tek kënga “WTF”.

“Kush është tu rrejt që i kom silikon, kush po xhelozon le t’ma testojë, le t’ma kafshojë”,-ia kthen Melinda tek “Ay Caramba”.

Mesa duket ‘lu*fta’ sapo ka nisur sërish.

Baby Boo