Akuza për ngritjen e laboratorit të drogës në Reçicë (video)


Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuzë kundër shtatë narkotrafikantëve. Pesë prej tyre janë nga Maqedonia dhe dy nga Serbia.

Akuza vjen gjashtë muaj pas aksionit policor në Reçicë të Vogël në të cilin u zbulua një ndër laboratorët më të mëdhej për groda sintetike në Evropë. Aksioni dhe hetimi është zhvilluar në bashkëpunim edhe me autoritetet serbe të cilët po ashtu në Serbi kishin gjetur një laborator.

Në këtë laborator të fshehtë në një prej bodrumeve në Reçicë, është zbuluar prodhimi i amfetaminës, një drogë tejet e rrezikshme që dëmton sistemin nervor.

Siç ka njoftuar prokuroria, bëhet fjalë për grup të organizuar kriminel, i përbërë nga shtetas të Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë, i cili merret me prodhim, përpunim dhe shitje të drogave në Maqedoni, Serbi, por edhe Turqi, gjë për të cilën Serbia pati paralajmëruar se do të vazhdojë të hetojë, derisa të vijë tek blerësit e drogës. Siç ka zbuluar prokuroria e Maqedonisë, të akuzuarit drogën e kanë ruajtur në disa objekte në Batincë, Studeniçan, e Tetovë ku kanë bërë edhe prodhimin.

Gjatë bastisjes policia gjeti 67 qese najlloni me mbi 200 mijë tableta amfetamin. Të gjitha peshojnë mbi 35 mijë kilogram. Janë gjetur mbi 900 mijë tableta me mbishkrimin kaptagon dhe një shumë tejet e madhe e prodhimeve të tjera anësore të nevojshme për përpunimin e drogave. Shkaku i rrezikut nga arratisja, të akuzuarit do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgimin.

Baby Boo