Akuza mbi kryetarin e Studeniçanit, PTHP: “Është siguruar dokumentacioni, po punohet në vërtetësinë e fakteve!


Prokuroria Themelore Publike është prononcuar lidhur me akt-akuzën e ngritur mbi komunën e Studeniçanit pas raportit të dorëzuar nga Enti-Shtetëror për revision në të cilën është konstatuar shkelje nga ana e kryetarit, Sadiki. Nga PTHP thonë se janë marrë masa për vërtetësinë e fakteve të siguruara.

“Në kuadër të procedurës paraprake janë marrë masa për vërtetësinë e fakteve, me çka është siguruar edhe dokumentacioni përkatës nga komuna. Pas mbledhjes së të dhënave dhe analizave të të gjithë dëshmive do të sillet edhe vendimi aktgjykues”, thonë nga PTHP.

Ndryshe, Enti Shtetërorë për Revizion ka konstatuar se Komuna e Studeniçanit ka realizuar dhe nënshkruar një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, ndonëse Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurim Publik e ka anuluar prokurimin publik në fjalë./indeks.mk/

Baby Boo