AKU NË AKSION, SEKUESTROHET MISH I RREZIKSHËM, GJOBITEN DYQANET (EMRAT E PRONARËVE)


AKU ka evidentuar 2 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme nga kafshë të paregjistruar e identifikua, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes.

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar 20.4 kg mish gjedhi dhe 7.6 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin me aktivitetet tregtim mishi ” Arta Zaka”” në Divjakë.

Gjithashtu janë konstatuar 16kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Restorant Ilir Sulaj” Berat.

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, sekuestrim i 44 kg mish me destinacion asgjësimin.

Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I Kodit penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Baby Boo