Aktorja shqiptare rrëfen momentin e sikletshëm: E fejuara e tij na gjeti bashkë në krevat


Aktorja Ajsi Xhaxhaj ishte e ftuar sot në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ ku foli për filmin ‘Një jete me ty’, i cili do të shfaqet në kinema ditën e nesërme.

Ai flet për martesën, ku në qendër ka një çift dhe problematikat e tyre të përditshme.

Aktorja kryesore është Ajsi Xhaxhaj, e cila ka treguar disa nga prapaskenat e filmit.

Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer momentin më të vështirë, teksa po xhironin një skenë “të nxehtë” me aktorin, Dritan Arbana dhe e dashura e tij i gjeti në krevat.
“Ne e kemi bërë intensivisht filmin, e kemi xhiruar të gjithin brenda dy javësh. Kemi pasur edhe pak vështirësi. Unë me aktorin kryesor, Dritan Arbana kemi një lloj skene në krevat nuk është se zhvillohet procesi thjesht lihet të kuptohet.

Kjo pjesë është xhiruar në një dhomë shumë të vogël, ku Tani jetonte me të fejuarën e tij aktuale. Ajo vjen në ato momente dhe na sheh ne, Tani ishte poshtë meje, Jona thotë: ‘Uaa ca bëhet këtu’.

‘Zemër është magjia e kinemasë kjo’, tha Tani”, u shpreh Ajsi.

Baby Boo