Aktorja Adriana Matoshi i bashkohet Vetëvendosjes, garon me këtë numër në zgjedhje


Edhe aktorja Adriana Matoshi i është futur politikës. Ajo i është bashkuar listës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Në një postim në Facebook, Matoshi ka bërë të ditur se në listë do ta ketë numrin 60. Matoshi ka treguar se atë e ka ftuar Albin Kurti.

Postimi i saj:
Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë.

Në këto zgjedhje, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta kem numrin 60. Nëse e lexoni mbrasht numrin 60, pra 06 është numri i Gjilanit tim. Falemnderit që më keni qëndruar afër e uroj që të ua zbardhi fytyrën përherë.
E juaja,
Adriana

Baby Boo