Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij janë prekur me koronavirus


Aktori amerikan Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë njoftuar se kanë qenë pozitiv në testin e koronavirusit.
Përmes një deklarate në Instagram, Hanks tha se ata janë në Australi dha kanë filluar të ndjehen “pak të lodhur, sikur të kishin ftohje dhe disa dhimbje trupi”.

“Rita kishte disa ethe që vinin dhe shkonin si dhe pak temperaturë. Për të bërë gjërat ashtu siç është e nevojshme në botë tani, ne u testuam për koronavirus dhe rezultuam pozitivë”, tha Hanks.
Çifti do të testohet, vëzhgohet dhe izolohet për aq kohë sa e kërkon shëndeti publik dhe siguria.

Koronavirusi i ri, zyrtarisht i njohur si Covid-19 u zbulua për herë të parë në dhjetor në qytetin kinez Wuhan, por që atëherë është shpërndarë në më shumë se 110 shtete.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dje zyrtarisht e ka cilësuar koronavirusin si pandemi botërore.

Baby Boo