Aktori shqiptar le gruan për shoqen e vajzës, përfundon si lypës


Artisi Viktor Gjoka lindi më 4 korrik të vitit 1922 në Tepelenë dhe u nda nga jeta më 26 tetor 2007 në Itali. Aktivitetin artistik e filloi në rininë e tij me lëvizjet amatore. Në vitin 1946 nisi punë në Teatrin Popullor (sot Kombëtar) dhe punoi deri në vitin 1971 duke lënë mbresa të forta.

Kur ishte vetem 20 vjeç nisi të luajë rolet e para ku kujton se sa e pashpresë qe përballja me spektatorin. Batuta e vetme nuk mundi të artikulohej dot nga ai edhe pas provave të shumta me idhullin e tij Mihal Popi që dhuroi shumë emocione. Ndër rolet më të suksesshme përmendim Hliestakovin ne veprën “Revizori” të Gogolit (1952), “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Fytyra e dytë”, “Karnavalet e Korçës”.

Pas 13 viteve punë në teatër, në vitin 1959 arriti të fitonte një bursë studimi për regjisurë në BS për dy vjet. Me ndërprerjen e marrëdhënieve në vitin 1961 kthehet në Tiranë për t’i vazhduar ato në Konservatorin e Tiranës. Rikthehet në Teatrin Popullor në vitin 1991 me këmbënguljen e drejtorit Artur Zheji, ku vishet me rolin e Spirakes në komedinë rumune “Valsi i Titanikut”(premierën e luan Roland Trebicka, Gjoka aktron në natën e dytë pasi ishte dublant) dhe më pas me rikthimin e komedisë që i dha suksesin në fillimet e tij në teatër “Revizori”, këtë radhë në regjinë e vetë Gjokës.

Pristanda e Karaxhales,”Një letër e humbur”, “Shërbëtorin e dy zotnive” të Karlo Gordonit, “Banjën” e Majakovskit në rolin e Ivan Ivanoviçin e Majakovskit, etj. Në veprën “Majlinda” të Xhemal Brojës, Viktori si i persekutuar pati një rol të vogël, por prezenca e një kritiku polak bëri që pena e tij të shkruajë për ‘atë infermierin brilant, i cili ngjasonte me Aleksandër Moisiun’.

Baby Boo