Aktori rus tregon se nëna e vet e mohoi si djal të saj, pasi ai s’po e mbështet luftën e Rusisë kundër Ukrainës


Aktori dhe modeli rus Jean-Michel Shcherbak, ka njoftuar se nëna e tij e ka mohuar atë (nuk e njeh më si djal të saj) pasi ai nuk e ka mbështetur pushtimin rus ndaj Ukrainës, transmeton Reporteri.net.

Aktori Shcherbak, e ka ndarë me CNN mesazhin e tij rrëqethës që mori nga nëna e tij.

Ai ka thënë se mori fjalë të rënda prej nënës së vet vetëm pse ai nuk po e mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Ajo më dërgoi mesazhe në Facebook duke thënë se isha tradhtar dhe se kisha bërë zgjedhjen time”, tha Shcherbak.

“Ti nuk je më djali im. Nuk do të ketë tradhtarë në familjen time”, i ka thënë nëna e tij.

30-vjeçari ka treguar se menjëherë sapo ka filluar lufta në Ukrainë në muajin shkurt, herë pas here ka postuar në rrjete sociale kundër.

Shcherbak, tha për CNN se ai ka disa miq në Ukrainë dhe e ka vizituar vendin disa herë, dhe tha se ishte i frymëzuar të fillonte të postonte kundër luftës sepse nuk mund të besonte se një brutalitet i tillë ishte i mundur në këtë kohë dhe epokë.

Baby Boo