Aktori emocionon me fjalët e tij: “Nëse mungon sinqeriteti aty nuk ka dashuri, ka mashtrime”


Edukojeni fëmijët me sinqeritet dhe dashuri, që pastaj ajo të iu shpërblehet atyre, pasi dashuria dhe sinqeriteti mbizotëron mbi gjithçka. Marrëdhëniet ndërmjet njerëzve duhet të jenë të sinqeritet të ndërsjellë dhe po ashtu me dashuri. Aktori i njohur Gyner Halili në LIBERO ishte i përzgjedhur për rubrikën ‘’Fjala ime’’, ku foli rreth çështjes se dashurisë dhe sinqeritetit, sipas tij këto të dyja janë të lidhura ndërmjet vete dhe se iu dimë shumë pak vlerën.

“Nuk ka gjë më të madhe se të thuash të vërtetën, nuk ka nevojë t’i thuash dikujt dëgjomë sinqerisht vetë, thuaje të drejtën në mënyrë të sinqertë. Pa sinqeritet nuk ka dashuri këto të dyja lidhen. Shumica tek ne e marrin dashurinë si gjini femërore dhe mashkullore por dashuria më e madhe është ajo e nënës, familjes, fëmijës, gruas, shokut kur e donë dikon e donë me sinqeritet dhe jo me përfitime. Edukoni fëmijët tuaj që në moshën e vogël, fëmija formohet, karakteri formohet. Të kenë dashuri të sinqertë, respekt, mirënjohje, falënderim, kërkim falje dhe jo me dhunë dhe me bërtitma sepse pastaj do të shpërblehet,’’ u shpreh Halili.

Përveç kësaj aktori Halili shpalosi përgjatë emisionit edhe shumë gjëra nga jeta e tij profesionale dhe personale./ATVLIVE/

Baby Boo